Nasim Haradinaj pas dëshmisë së Clarkut: Ky është shërbim për drejtësinë e luftës dhe të njerëzimit

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka vazhduar dëshminë e tij në Hagë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deklarimet e tij po vlerësohen si të një rëndësie të madhe historike. Lidhur me këtë, ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se dëshmia e Clarkut sjell qartësi, drejtësi dhe konfirmim për veprën çlirimtare të UÇK-së. “Uroj që ata që deri më sot nuk besuan në UÇK-në dhe e ndryshuan mendimin, tash të kthehen dhe të besojnë. Clarku nuk po bën asgjë të jashtëzakonshme; ai vepron për të vërtetën, për Amerikën, për të drejtën e luftës dhe të drejtën e njerëzimit”, u shpreh Haradinaj. Sipas tij, fjala e një figure si Clarku ka peshë të jashtëzakonshme në rivendosjen e së vërtetës historike rreth luftës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Johann Wadephul: Shqipëria ka mbështetjen më të madhe pro-BE në rajon, Berlini qëndron fuqishëm përkrah saj

Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, ka vlerësuar se Shqipëria mbetet vendi me mbështetjen më të fuqishme …