Nasim Haradinaj: Qeveritë nuk e kanë marrë seriozisht çështjen e të pagjeturve

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, Nasim Haradinaj, ish i burgosur politik dhe ish-nënkryetar i OVL-UÇK-së, ka kritikuar qeveritë e Kosovës për mospërkushtim ndaj kësaj çështjeje. Ai tha se për 26 vite me radhë asnjë qeveri nuk e ka trajtuar me seriozitet fatin e mbi 1,600 personave ende të zhdukur nga lufta, duke e përdorur këtë temë vetëm në kohë fushatash. “Çështja e të pagjeturve është trajtuar vetëm politikisht dhe asnjëherë me hapa konkretë. Ky është gabim i pafalshëm dhe fyese për familjet e viktimave”, theksoi Haradinaj. Ai u shpreh se gjetja e personave të zhdukur duhet të jetë kushti i parë në çdo dialog me Serbinë dhe prioritet në marrëveshjet ndërkombëtare. Pas luftës në Kosovë, mbi 6,000 persona u raportuan të zhdukur, ndërsa edhe sot, më shumë se 1,600 prej tyre vazhdojnë të mbeten pa gjurmë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …