Nasim Haradinaj: Specialja përdor frikësimin dhe kërcënimin, kërkesa për 45 vjet burg shkel drejtësinë

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar ashpër Prokurorinë e Specializuar në Hagë për qasjen ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë fazës së fjalëve përfundimtare të gjykimit. Haradinaj theksoi se Specialja po përdor “kartën e frikësimit dhe kërcënimit” ndaj të akuzuarve dhe gjithë atyre që i mbrojnë. Ai kujtoi akuzat për “dëshmitar të dyshuar” dhe tha se kërkesa për 45 vjet burg për secilin është jo vetëm shkelje e drejtësisë, por një mënyrë e qartë kërcënimi. “Kërkesa e tyre për një dënim prej 45 vjet për secilin tregon shkelje të drejtësisë. Nuk mund të jenë të gjithë të barabartë në dënim, edhe nëse sipas tyre janë fajtorë. Ky është një mesazh i qartë: kush guxon të quajë këta djem heronj të Kosovës, do të dënohet”, u shpreh Haradinaj. Deklaratat e tij nënvizojnë shqetësimin për qasjen selektive dhe presionin që, sipas tij, Specialja ushtron ndaj UÇK-së dhe mbrojtësve të saj, duke i bërë akuzat një instrument të frikësimit politik dhe juridik.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …