Nasim Haradinaj: Specialja po gjykon me standarde raciste, heshtja e institucioneve tona është bashkëfajtore

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj funksionimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, duke i cilësuar ato si raciste dhe juridikisht jo kompetente, ndërkohë që ka kritikuar mungesën e reagimit nga institucionet e Kosovës. Duke komentuar një shkrim të gazetës italiane “Huffington Post”, të autorit Mauro Suttora, i cili e përshkruan procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së si të zvarritur dhe problematik, Haradinaj tha në emisionin e “Klan Kosovës” se kritikat e mediave ndërkombëtare janë të mirëpritura, por të dhimbshme për faktin se vijnë nga jashtë. “Nuk u dashtë as ekspert i madh e as jurist i madh për ta kuptuar se kjo gjykatë është raciste dhe jokompetente në aspektin juridik. Ata janë të përgatitur profesionalisht, por qëllimisht sjellin joprofesionalizëm”, deklaroi Haradinaj. Ai theksoi se reagimet nga mediat dhe opinionistët e huaj po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, ndërsa institucionet vendore vazhdojnë të heshtin përballë, sipas tij, një procesi të padrejtë ndaj luftës çlirimtare të Kosovës. “Reagojnë të huajt, por nuk reagojnë tanët. Kjo është kritikë jo vetëm për institucionet, por edhe për ne si shoqëri”, u shpreh Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Motoristë dhe paragllajdistë në nder të Epopesë së UÇK-së – më 6 mars bashkohemi për historinë tonë të lavdishme

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 6 …