Nata e Zjarreve shënohet në Varrezat e Dëshmorëve në Viti

Në Varrezat e Dëshmorëve në Viti është shënuar Nata e Zjarreve me një aktivitet përkujtimor në nderim të të rënëve për liri.

Në këtë aktivitet mori pjesë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, drejtorët e drejtorive komunale, bashkëpunëtorë të tjerë institucionalë, si dhe kryetarin e OVL-UÇK-së dhe kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dala nga Lufta.

Me këtë rast u ndezën zjarre simbolike pranë varrezave të dëshmorëve, duke kujtuar dhe nderuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

Ky aktivitet shënoi edhe përmbylljen e aktiviteteve në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së në komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

U bënë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Prekaz dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë

Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, sot u bënë homazhe në Kompleksin Memorial …