Natasha Pirc Musar: Kosova dhe Ballkani Perëndimor janë shumë të rëndësishme për Slloveninë

Kryetarja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Sllovene, gjenerallejtënant Robert Glavash, vizituan pjesëtarët e kontingjentit të 50-të të Forcave të Armatosura të Sllovenisë që shërbejnë në operacionin e KFOR-it në Kosovë. Në bazën ushtarake “Film City” në Prishtinë, Pirc Musar u prit nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, dhe diskutoi për situatën aktuale të sigurisë në rajon, detyrat operative dhe planet e ardhshme të kontingjentit slloven.  Kosova dhe rajoni më i gjerë i Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie të madhe strategjike për Slloveninë. Për të arritur stabilitet të qëndrueshëm, nevojitet mbështetje e mëtejshme nga bashkësia ndërkombëtare, ku operacioni i KFOR-it luan një rol kyç, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Rafuna: Bllokada institucionale i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë, prodhuesit kanë nevojë për mbështetje urgjente

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se bllokada institucionale e vendit …