Stoltenberg

NATO-ja e sfidoi hapur Rusinë me refuzimin që i ka bërë kërkesës kryesore të Moskës lidhur me Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca ushtarake nuk do ta ndalë zgjerimin e saj në Europë, kudo qoftë ai.  Ne nuk do të bëjmë kompromis mbi parimet themelore, përfshirë të drejtën e çdo vendi për të vendosur rrugën që do të ndjekë dhe përfshirë çdo lloj marrëveshje sigurie që dëshiron të jetë pjesë e saj. Presidenti rus Vladimir Putin muajin e kaluar parashtroi kërkesa për SHBA-në dhe NATO-n si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar tensionet mbi Ukrainën teksa Moska ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa në kufi duke ngjallur frikën e një pushtimi të vendit fqinj. Por pjesa më e madhe e propozimeve, të bëra publike nga Rusia, mes tyre një projekt-marrëveshje me vendet e NATO-s dhe oferta për një traktat mes Moskës dhe Shteteve të Bashkuara, duket të jenë e papranueshme për aleancën ushtarake të përbërë nga 30 vende, pavarësisht frikës se Putini mund të urdhërojë forcat ushtarake ruse të hyjnë në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …