Peter Bayer: Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk do të jetë i mundur pa njohjen e Kosovës

Gjermania po planifikon ta rishqyrtoj strategjinë e saj të vaksinimit kundër pandemisë

Gjermania po planifikon ta rishqyrtoj strategjinë e saj të vaksinimit kundër pandemisë së shkaktuar nga virusi korona. Ministri i saj i Shëndetësisë, Karl Lauterbach është cituar të ketë thënë se Gjermania duhet të rishikojë strategjinë e saj të vaksinimit kundër COVID-19 për të trajtuar variantin Omicron dhe për të siguruar që mund të zhvillojë një vaksinë të re me shpejtësi nëse përballet me një variante më vdekjeprurës të koronavirusit në të ardhmen. “Ne nuk duhet të biem në supozimin naiv se pandemia do të përfundojë së shpejti. Nuk ka mbaruar” ka theksuar ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Karl Lauterbach. “Nëse përballemi me një variant që është po aq ngjitës sa Omicron, por dukshëm më vdekjeprurës, ne duhet të jemi në gjendje të zhvillojmë dhe prodhojmë një vaksinë të re në një kohë shumë të shkurtër,” tha Lauterbach, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …