Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka alarmuar se viti që kemi hyrë do të jetë shumë sfidues

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka alarmuar se viti që kemi hyrë, do të jetë shumë sfidues për vendin tonë dhe ka theksuar se kriza ekonomike gjatë vitit 2022 do të jetë edhe më e thellë se ajo e vitit paraprak. Ai ka shkruar se shkaku i parë që do të ndikoj në këtë krizë. “Nuk do te përsëritet vera e vitit 2021, që ishte infuzioni kryesor për shumë ndërmarrje (i ardhur nga diaspora), te dërmuara nga pandemia; Konsumi do të shënoj rënie, rrjedhimisht edhe norma e rritjes ekonomike do të jetë në rënie. Ky dimër do të jetë më i “gjate” se tjerët, marrë parasysh problemet me furnizimin dhe çmimet e energjisë elektrike dhe çmimet e rritura në pothuajse të gjitha lëndët e para dhe produktet finale, nga kategoritë e produkteve që ne i importojmë. Qeveria, Parlamenti dhe të gjitha institucionet duhet të jenë të hapura për dialog me sektorin privat, në adresimin e këtyre temave por edhe shumë çështjeve tjera me rëndësi jetike për zhvillimin e vendit”, ka porositur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …