NATO shpreson që SHBA-ja të mos shkaktojë dëme të mëdha në Samitin e Brukselit të mërkurën

NATO shpreson që SHBA-ja të mos shkaktojë dëme të mëdha në Samitin e Brukselit që do të mbahet të mërkurën

NATO shpreson që anëtari i saj më i rëndësishëm, SHBA, të mos shkaktojë dëme të mëdha në Samitin e Brukselit të mërkurën.“Deri në këtë pikë kanë arritur marrëdhëniet transatlantike”, thotë analisti Bernd Riegert, i cituar nga “Deutsche Welle”. Kanadaja dhe partnerët europianë e presin me frikë Trumpin në kryeqytetin belg, ku është e qartë se presidenti amerikan nuk do të druhet të hapë gojën për faturat e mbrojtjes. Edhe pse europianët kanë nisur të shpenzojnë më shumë për ushtrinë, e kjo është e dukshme tashmë, shefi i Shtëpisë së Bardhë sërish nuk është i kënaqur. Zemërimi i tij i drejtohet më së shumti Angela Merkelit. “Gjermania, – argumenton Trumpi, – është vendi kryesor në BE dhe nuk i përmbush detyrimet e saj, duke u kthyer në një shembull të keq edhe për të tjerët”. “Gjermanët, – thotë Trumpi, – bëjnë pazare në fushën e energjisë me rusët dhe ne amerikanët jemi budallenjtë që paguajmë çdo gjë”. Pjesë e përpjekjeve të tij për të ndryshuar situatën ishte edhe paralajmërimi për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Gjermania. Sipas Riegert, të ardhmen e marrëdhënieve brenda NATO-s e ka skicuar Ministria e Mbrojtjes në Poloni. Polakët kanë ofruar dy miliardë në vit për stacionimin e trupave amerikane. Ky model mund t’i pëlqejë Trumpit. Gjithë çfarë u ka mbetur anëtarëve të tjerë të aleancës është që të shpresojnë se presidenti i fuqisë më të rëndësishme ushtarake do ta njohë detyrimin për ndihmë brenda këtij organizmi.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …