Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së, ish-pjesëtari i TMK-së, Halim Zogaj nga Lipjani

Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së, ish-pjesëtari i TMK-së, Halim Zogaj nga Lipjani

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtari dhe humanisti, Halim Zogaj. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i  Lipjanit, Imri Ahmeti. “E nderuar familje Zogaj, Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta, për ndarjen nga jeta të baces Halim Zogaj, veteran i UÇK-së dhe veprimtarë i hershëm e humanist i njohur. Andaj, bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët dhe të gjithë ata që e njohën bacen Halim! Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e tij. Ngushëllime”, shkroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Rufki Suma: 29 Gushti Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit

Sot kujtojmë e nderojmë 15 Dëshmorët e Hanit të Elezit, ata të cilët në data …