Bedri Halimi: DHUNIMET E FEMRAVE SHQIPTARE NGA FORCAT SERBE GJATË LUFTËS NË KOSOVË

Një ndër format e spastrimit etnik krahas: vrasjeve, masakrave, rrënimeve, plaqkitjeve, djegieve, lëndimeve, kidnapimeve, burgosjeve e veprimeve të tjera; ishte edhe dhunimi i mijëra femrave shqiptare. Dhunimet edhe sipas të drejtës ndërkombëtare, radhiten ndër krimet kundër njerëzimit. Me këto veprime, Serbia përmes forcave të veta, nuk synonte vetëm cenimin e integritetit fizik dhe psikik të femrës shqiptare, por edhe cënimin e integritetit moral e shpirtëror të shqiptarëve. Kështu, dhunimet seksuale kanë pasur karakter poshtrues, politik, hakmarrës; me qëllim të thyerjes morale dhe shpirtërore të popullit shqiptar. Edhe sipas Human Rights Ëatch theksohet se dhunimet e grave dhe vajzave shqiptare, nuk ishin akte të rralla e të izoluara, të kryera nga individë të forcave serbe, por ishin akte të organizuara mirë nga Serbia dhe u përdoren qëllimisht si instrument për të terrorizuar popullsinë civile. Kjo formë e dhunës u përdorë si armë lufte dhe instrument i spastrimit etnik sistematik.
Kështu, forcat serbe merrnin me dhunë femrat e reja shqiptare dhe i dërgonin në vende të caktuara për t’i dhunuar. Struktura e të dhunuarave ishte e ndryshme, duke përfshirë edhe: të mitura, studente, nuse, gra shtatëzëna, gra të moshuara, etj.. Në shumë raste dhunimet janë bërë edhe para anëtarëve të familjes: burrit, fëmijës, babës, nënës, etj.. Gjithashtu, vlen të potencohet se, në shumë raste pas dhunimit, viktimat e dhunuara vriteshin me qëllim të humbjes së gjurmëve. Ato femra që rezistonin me forcë më të madhe, vriteshin menjëherë, qoftë pas dhunimit, qoftë pa i dhunuar fare, varësisht nga disponimi i pjesëtarëve të forcave serbe. Edhe nga Qendra për Mbrojtjen e Grave e Fëmijëve raportohen raste kur dhunuesit i kanë mbajtur anëtarët e familjes, kushërinjtë, nën kërcënimin e armëve, në mënyrë që të shihnin dhunimin e të afërmeve të tyre. Dhunimet kanë përfshirë pothuaj tërë Kosovën, kanë qenë masive dhe janë atakuar femrat e të gjitha moshave, duke filluar që nga mosha 12 e 13-vjeçare e deri në 45-vjeçare, të cilat janë dërguar në objekte dhe kampe të ndryshme të forcave policore dhe ushtarake serbe. Disa nga të dhunuarat nuk janë gjetur fare, e disa vazhdojnë të jetojnë siç thonë ato, të vdekura për së gjalli. Dhunimet janë bërë edhe nëpër fshatra, banesa, me rastin e deportimit të popullatës për Shqipëri, duke i ndarë femrat më të bukura, e duke i dërguar në destinacion të panjohur, ku pas dhunimeve disa nga këto janë pushkatuar. Në brezin kufitar me Shqipërinë janë zbuluar disa varreza masive me trupa vetëm të femrave të vrara gjatë luftës. Në një varr janë gjetur 80 kufoma të femrave, në një tjetër 40 dhe në një tjetër me 16 kufoma të femrave, ku shumica e tyre janë djegur. Ekspertët kanë deklaruar se shumica e këtyre femrave më parë janë dhunuar dhe më pastaj janë vrarë dhe djegur. Në mesin e tyre thuhet se ka pasur edhe trupa me gjinj të prerë.
Në një raport të State Departamentit Amerikan, sekretarja e këtij shteti Medeleine Albright ka theksuar se: “forcat serbe po përdorin dhunimin si pjesë të spastrimit etnik dhe se numri i dhunimeve është duke u shtuar në vazhdimësi dhe kur bëhet fjalë për dhunimet, mund të flitet për një fushatë të organizuar” nga vetë shteti serb. Kjo deklaratë është dhënë gjatë kohës së sulmeve ajore të NATO-s mbi forcat serbe.
Ndërkaq, në një raport të Fondit Ndërkombëtar të OKB-së për popujt e rrezikuar të (FNUAP), të publikuar më: 25 maj 1999, në Zhenevë, pos tjerash theksohet: “ushtarët serbë për çdo ditë ngarkonin me kamionë nga 30 – 50 femra të reja shqiptare, të cilat i dërgonin në drejtime të panjohura, ku i dhunonin për disa ditë me radhë në ndërtesa ushtarake apo vendbanime të tjera të ushtarëve serbë. Nëse ato refuzonin marrëdhëniet seksuale me ushtarët dhe eprorët serbë, i vrisnin ose i digjnin në prezencën e të tjerave për t’i friksuar dhe nënshtruar me lehtë femrat e tjera”.
Të dhënat nga shumë vende në Kosovë, tregojnë se janë dhunuar seksualisht shumë femra shqiptare. Numri i tyre është i madh, por për shkak të ndjeshmërisë, mentalitetit shqiptar, shumë nga këto raste nuk janë publikuar por janë heshtur. Sipas një raporti të një organizate humanitare, thuhet se është e trishtueshme të dëgjosh rrëfimet e disa të mbijetuarave. Shumica prej tyre nuk flasin kurrë dhe i mbajnë “plumbat” e turpit për tërë jetën (qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve – Prishtinë). Numri i femrave të dhunuara që janë raportuar në raporte të ndryshme është i ndryshëm dhe sipas shumë organizatave ndërkombëtare joqeveritare dhe ekspertëve të ndryshëm arrin deri në 20. 000 femra shqiptare të dhunuara nga pjesëtarët e forcave serbe gjatë kohës së luftës.
Sipas raportit të Human Right Ëatch thuhet se: “dhunimet e kryera në Kosovë mund të grupohen në tri kategori: dhunimet e kryera në shtëpitë e vetë grave, dhunimet e kryera gjatë largimit, dhe dhunimet e kryera gjatë ndalimeve”. Në kategorinë e parë, forcat serbe hynin në shtëpitë e shqiptarëve dhe përdhunonin gratë para anëtarëve të familjes, në oborr ose në dhomën e afërme. Në kategorinë e dytë, njerëz të dëbuar që ecnin në këmbë apo me traktor ndaloheshin, grabiteshin dhe kërcënoheshin nga ushtria dhe policia serbe. Nëse familjet nuk mund të jepnin para, atëherë forcat serbe iu thoshin se vajzat e tyre do t’ua merrnin dhe do t’ua dhunonin. Në disa raste edhe pse familjet kishin dhënë para, atyre u janë rrëmbyer vajzat. Në kategorinë e tretë, dhunimet janë kryer në qendrat e përkohshme të ndalimeve në vende, si shtëpi të braktisura, etj..
Është me rëndësi të theksohet edhe analiza e OSCE-së rreth dhunimeve gjatë luftës në Kosovë nga forcat ushtarake dhe policore serbe, e që sipas tyre janë bërë në këto forma:
Dhunimet pas kidnapimit, të kryera në vende publike.
Dhunimet në shtëpitë, ku janë gjetur femrat.
Dhunimet në grupe që i kanë bërë pjesëtarët e njësive serbe
Dhunimet gjatë kohës së sulmit në fshat.
Dhunimet në konvoje.
Dhunimet në shtëpi.
Mbajtja e femrave në robëri seksuale.
Dhunimet para vrasjeve.
Dhunimet e kombinuara me forma tjera të torturës dhe keqtrajtimet.
Dhunimet pas kidnapimeve.
Dhunimet dhe dhuna seksuale në lidhje me shantazhim të parave.
Dhunimet publike në praninë e personave të tjerë.
Droga.
Pra nga të githa këto forma, në bazë të kësaj analize, rezulton se femrat shqiptare kanë qenë të rrezikuara në çdo moment nga dhunimi, duke mos qenë të sigurta as në shtëpitë e tyre, sepse në shumë raste dhunimet kanë ndodhur edhe brenda vetë shtëpive edhe në prezencën e anëtarëve të familjes. Pastaj, ndarja e femrave të reja dhe të bukura nga pjesa tjetër e popullatës, të cilat i dërgonin në vende të ndryshme forcat serbe, ku ka pasur raste që pas dhunimeve janë kthyer, pastaj janë mbajtur për një kohë të gjatë, duke i dhunuar sistematikisht në vende të caktuara, siç ka pasur edhe raste që janë vrarë pas dhunimit. Femrat shqiptare për këto qëllime janë mbajtur edhe në llogoret policore që janë detyruar të punonin për ta duke u dhunuar sistematikisht, duke u nënçmuar si dhe duke u keqpërdorur në forma të ndryshme. Në disa raste, femrave shqiptare dhunshëm u jepej drogë gjatë kohës së dhunimit seksual. Të gjitha këto forma që u potencuan, padyshim se kanë ndikuar në mënyrë të skajshme që të traumatizohen jo vetëm viktimat, por edhe anëtarët e tjerë të familjes. Dhe mjerisht, ky lloj krimi është dhe ka mbetur më i pandriçuari dhe më i pandëshkuari deri tani.
Gjithashtu, sipas analizës së OSBE-së, thuhet se ka pasur edhe raste të sulmit seksual në meshkuj, gjë që e sforcon edhe më shumë qëllimin e shtetit serb që, përmes forcave të saj të cenojë identitetin e shqiptarëve të Kosovës, duke e shkatërruar njëkohësisht edhe dinjitetin: fizik, psikik dhe seksual.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …