Ndahet nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Ali Hoti, nga fshati Ratkoc i Rahovecit

Ndahet nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Ali Hoti, nga fshati Ratkoc i Rahovecit

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Ali Hoti, nga fshati Ratkoc i Rahovecit ka ndërruar jetë sot në moshën 52-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. “Shumë e dhimbshme vdekja e Hasan Ali Hotit, ushtarit sypatrembur të lirisë…Aktivitetin luftarak, si pjesë aktive e njësitit të gatishmërisë së përhershme luftarake në Ratkoc e Anadrini, e përfundoi me nder e krenari në Koshare, ku si pjesëtar i njësitit ‘Delta’ thyen gardhin e hekurt që i ndante shqiptarët. U kthye triumfalisht në vendlindje dhe vazhdoi jetën familjare me përkushtim”, ka shkruar ndër të tjera Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Distria Krasniqi në pullat postare të Kosovës

Distria Krasniqi në pullat postare të Kosovës

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e ri …