Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë akademiku dhe shkrimtari, Moikom Zeqo

Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë akademiku dhe shkrimtari, Moikom Zeqo

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare në banesën e tij në Tiranë akademiku i njohur Moikom Zeqo. Ai vuante prej kohësh nga sëmundja e leukemisë akute. Moikom Zeqo është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televiziv me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ai ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbo-kroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht etj. Është autor i treiekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj. Ai  mban Urdhrin e Lartë “Mjeshtër i Madh” dhe “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.

Kontrolloni gjithashtu

The Economist: Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike, por një shtet që shihet si një ndriçim për Ballkanin

Turizmi shënon rritje të fortë në qershor, udhëheqin vizitorët e huaj dhe bregdeti

Sektori i turizmit në Shqipëri ka regjistruar një ecuri mjaft pozitive gjatë muajit qershor, ku …