Ndahet nga jeta Smajl (Rushit) Veseli, babai i heroit të kombit Sabit Veseli

Ndahet nga jeta Smajl (Rushit) Veseli, babai i heroit të kombit, Sabit Veseli

Sot në mëngjes ka vdekur Smajl (Rushit) Veseli, babai i heroit të kombit Sabit Veselit. Varrimi bëhet sot në orën 12:00 në Broboniq të Mitrovicës. Përndryshe Smajli është xhaxhai i Kadri Veselit. Sabit Veseli që nga rinia e tij e hershme ishte betuar se asnjëherë nuk do të pushojë së vepruari dhe luftuari deri në çlirimin e vendit nga okupatorët. Shkalla e vendosmërisë së tij më ishte vërejtur në vitin 1981, kur organizoi demonstratat e fuqishme kundër pushtuesve në Mitrovicë. Angazhimi i madh i Veselit në demonstratat e vitit 1981, bëri që ai të bie në sy të spiunëve të UDB-së, të cilët disa ditë më vonë e arrestojnë dhe e dënojnë me 7 vjet e gjysmë burg. Veseli vazhdoi jetën organizative edhe pas daljes nga burgu, për ta vazhduar gjatë tërë viteve ’90 e deri në organizimin dhe zhvillimin e luftës çlirimtare nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sabit Veseli ka humbur jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni në fshatin Kushtovë të Mitrovicës më 6 gusht 2010.

Kontrolloni gjithashtu

Nga dita e sotme ka filluar llogaritja dimërore e kohës, akrepat e orës janë kthyer mbrapa 60 minuta

Kosova kalon në orën dimërore, akrepat kthehen një orë prapa

Kosova kalon në orën dimërore natën mes së shtunës dhe së dielës, më 25 tetor, …