Ndahet nga jeta nëna e pesë martirëve të kombit të të vrarë mizorisht në masakrën e Mejës nga forcat serbe

Ndahet nga jeta Zoje Prendi, nëna e pesë martirëve të kombit të të vrarë mizorisht në masakrën e Mejës nga forcat serbe

Sot ka vdekur nëna e pesë djemve të vrarë nga forcat serbe në masakrën e Mejës. Zoje Prendi serbët më 27 prill 1999 ia vranë pesë djem, Viktorin, Sokolin, Markun, Robertin dhe Gjergjin.Fotoja e nënës Zoje Prendi është e vendosur në Muzeun e Kujtesës në Prishtinë. Masakra e Mejës ishte vrasja masive e 372 civilëve shqiptarë të Kosovës nga policia serbe dhe forcat e ushtrisë serbe, e kryer më 27 prill 1999 në fshatin Mejë, afër qytetit të Gjakovës, gjatë luftës së Kosovës. Burrat u nxorën nga kolonat e refugjatëve në një pikë kontrolli në Mejë dhe familjet e tyre u urdhëruan që të vazhdojnë udhën për në Shqipëri. Burrat dhe djemtë me pas u ekzekutuan pranë rrugës. Masakra konsiderohet si më e madhja gjatë luftës së Kosovë në vitet 1998-1999. Vetëm një pjesë e kufomave janë gjetur, pjesa tjetër janë vënë në kamionë dhe janë transportuar në Serbi, ku janë varrosur në varreza masive ose janë djegur për të zhdukur gjurmët.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

Më 6 shtator 2025, do të përurohet romani “Pas Natës” të Muharrem Elezit në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës njofton opinionin publik dhe të gjithë dashamirët e letërsisë se …