Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Ndalimet e ish-ushtarëve të UÇK-së në Serbi vazhdojnë: OVL-UÇK apelon të shmangen pikëkalimet kufitare

Pikëkalimet kufitare me Serbinë po mbeten burim i vazhdueshëm rreziku për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për ish-policët dhe policët e Kosovës. Shumë prej tyre, të cilët tentojnë të kalojnë kufirin, po ndalohen nga autoritetet serbe dhe po përballen me akuza për pretendime të supozuara për krime lufte. Rasti më i fundit u shënua të martën, kur u arrestua ish-pjesëtari i UÇK-së, Avni Qenaj. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësim të thellë për situatën dhe u ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve që të shmangin udhëtimet drejt Serbisë, duke theksuar se numri i rasteve të ndalimeve këtë vit është rritur. “Me dhjetëra raste kemi. Vetëm gjatë viteve të fundit kemi pasur arrestime të bashkëluftëtarëve tanë nga Peja që nuk ekzistojnë as në databazat tona; kemi pasur raste në Rahovec, madje edhe dy vëllezër të ndaluar para pak kohësh. Njëri u lirua menjëherë, tjetri u mbajt një javë. Vetëm këtë vit i kemi rreth dhjetë raste të ndalimeve dhe maltretimeve nga ana e Serbisë”, tha Gazmend Syla. Rritja e këtyre rasteve po thellon shqetësimet mbi sigurinë e qytetarëve kosovarë gjatë kalimeve kufitare, ndërsa organizatat e veteranëve kërkojnë masa urgjente dhe koordinim institucional për t’i mbrojtur ata nga ndalimet arbitrare të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrustem Mustafa kritikon Kurtin: ‘Kosovës s’i duhet qeveri që jeton nga kaosi, por normalitet dhe punë’”

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, ka kritikuar ashpër sjelljen politike të …