Komuna e Skenderajt njofton qytetarët se, me Urdhëresë Nr. 02-352/01-0054409/25, të datës 26.12.2025, të nxjerrë nga Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe përdorimi i mjeteve (produkteve) piroteknike gjatë festave të fundvitit, në të gjithë territorin e Komunës së Skenderajt.
Ndalimi zbatohet në:
• vende publike
• zona të banuara
• rrugë, trotuare, sheshe
• parqe dhe hapësira të tjera publike
Periudha e ndalimit:
Nga 26 dhjetor 2025 deri më 03 janar 2026
Përjashtim:
Lejohet përdorimi i mjeteve piroteknike vetëm më 31 dhjetor 2025, nga ora 23:30 deri në 00:30, gjatë ndërrimit të vitit (1 orë).
Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi.
Për zbatimin e urdhëresës është përgjegjëse Drejtoria e Inspektoratit Komunal, në bashkëpunim me institucionet përkatëse.