leoni

Ndërron jetë ish kryetari i komunës së Rahovecit Qazim Qeska

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të njeriut të mirë, qytetarit të angazhuar, shembullit të urtësisë e mirësisë, ish-Kryetarit të Komunës së Rahovecit e aktivistit politik, Qazim Qeska. Qeska dha kontribut të çmuar për disa dekada në proceset politike, ekonomike dhe shoqërore në Rahovec. Ishte ndër juristët më të mirë në komunën e Rahovecit dhe me përvojën e dijet juridike, ndikoi pozitivisht në konsolidimin e sistemit juridik. Si kryetar i Komunës së Rahovecit dha kontributin e tij në paqësimin ndërmjet grupeve politike, duke i kontribuuar konsolidimit të demokracisë vendore. Me urtësinë e durimin që e karakterizonte, u bë shëmbëlltyrë për gjeneratat e reja. Rahoveci humbi sot një qytetar respektplotë, kurse familja më të dashurin familjar, që rriti e edukoi fëmijë të respektuar në komunitet. Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi, në emër të qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe në emër timin, familjes Qeska, farefisit, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, u shpreh ngushëllime të thella dhe të sinqerta! Do të kujtohet me respekt si njeri me virtyte morale e vlera të larta njerëzore. U kujtoftë ndër breza vepra dhe jeta e qytetarit të respektuar, ish-kryetarit të Komunës së Rahovecit, Qazim Qeska! Me keqardhje e dhimbje, Smajl Latifi!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon me aktivitete Ditën Ndërkombëtare të Infermierit

Ekipi mjekësor i QKMF-së në Viti, sot për nderë të Ditës së Infermierisë shënoi këtë …