Ndërron jetë Komandanti i UÇK-së, Haki Limani, i njohur si “Plaki”

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani, i njohur si komandant “Plaki”, ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëluftëtari i tij, Rrustem Berisha, i cili ka shprehur dhimbje të thellë për humbjen e një shoku të çmuar nga lufta. Komandant Plaki, një figurë e njohur gjatë Epopesë së Koshares, është kujtuar për devotshmërinë dhe sakrificat e tij, duke mbajtur gjithmonë plisin e bardhë si simbol të dashurisë për atdheun. Varrimi i tij do të bëhet nesër në Varrezat e Veteranëve në Kompleksin Memorial në Koshare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka konvokuar mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka konvokuar mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin publik se sot, Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, …