Ndihmës sekretari amerikan i Byrosë Ndërkombëtare për Narkotikë e Sundim të Ligjit, Todd Robinson, vazhdon vizitën në Kosovë

Ndihmës sekretari amerikan i Byrosë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit, Todd  Robinson, po vazhdon vizitën në Kosovë. Ai  sot bisedoi me kryetaren Vjosa Osmani, në Kabinetin e saj. Ndërkohë, do të takohet dhe do të bisedojë me  përfaqësuesit e Sistemit Gjyqësor, Sistemit Prokurorial dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. Diplomati amerikan dje ka takuar zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe ambasadorin, Jeffrey Hovenier. Diplomat, Robinson ka thënë se partneriteti dhe mbështetja e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit janë vendimtare për avancimin e reformave të sundimit të ligjit në Kosovë. Ende nuk dihet zyrtarisht se a do të ketë takim zyrtar  të diplomatit amerika Robinson me kryeminitrin, Albin Kurti apo me ndonjë zyrtar të Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …