Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë

Ndihmës-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Victoria Nuland, ka qëndruar në Kosovë për një vizitë zyrtare me krerët e shtetit të Kosovës. Takimin e parë ajo e ka zhvilluar me presidentin Hashim Thaçi, i cili e ka siguruar atë se shpejt do të përfundojë çështja e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.  “Demarkacioni duhet të miratohet nga parlamenti sa më parë dhe se pa të drejtë, ai është kthyer në një çështje politike që po dënon pa të drejtë qytetarët e Kosovës duke ua vonuar liberalizimin e vizave”, ka thënë Thaçi. Thaçi e ka njoftuar nënsekretaren amerikane për inicimin e plotësimit të Kodit Penal, me qëllim që askush të mos mund t’i ikë drejtësisë. Nga ana tjetër, Nuland tha se prioritet i SHBA-së mbetet luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sipas saj, është e rëndësishme për Kosovën hapat që do të marrë ajo muajt në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Kush është Muharrem Ibraj, shqiptari që akuzohet për krime lufte në Kosovë?

Muharrem Ibraj, me origjinë nga fshati Osek Hylë i Gjakovës, është një person që ka …