Ndihmësit e kryetarit amerikan, Joe Biden kanë gjetur një grumbull të ri të dhënash të klasifikuara të qeverisë në një vend të dytë

Kryetarit amerikan Xho Biden i gjenden të tjera dokumente të klasifikuara ndërkohë që ka fillura nis hetimi për gjithë familjen Dokumentet e para u gjetën në një zyrë private në Uashington që Biden e përdori pas nënpresidencës së tij. Nuk ishte ende e qartë se kur dhe ku u gjet pjesa shtesë i dosjeve nga ndihmësit e Biden. Grupi origjinal prej rreth 10 dokumentesh u zbulua në nëntor në Qendrën Penn Biden, një institut pranë Shtëpisë së Bardhë, por doli në dritë vetëm këtë javë. Këto dokumente thuhet se përfshijnë memorandume të inteligjencës amerikane dhe materiale informuese në lidhje me Ukrainën, Iranin dhe Mbretërinë e Bashkuar. Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende për grupin e sapo zbuluar. Megjithatë, zbulimi është konfirmuar nga partneri amerikan i BBC-së, CBS dhe media të tjera amerikane. Gjatë konferencës së saj të përditshme për shtyp të mërkurën, sekretarja e shtypit e Biden, Kerin Zhan –Pjerë nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me grupin e parë të skedarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …