Ndriçimi i qytetit të Malishevës drejt përfundimit

Ndriçimi në qytetin e Malishevës, është futur në fazën përfundimtare, ku brenda dy ditëve pritet të përfundoj në tërësi rregullimi i ndriçimit aktual dhe vendosja e ndriçimit në dy rrugë të reja, përkatësisht në lagjet Hoti dhe Veselaj. Kështu ka deklaruar, drejtori i urbanizimit Ahmet Morina, sipas të cilit, ndriçimi është rregulluar në pjesën më të madhe të qytetit, përfshi edhe parkun e qytetit. Përveç eliminimit të defekteve, ndriçimi është rregulluar në tërësi në të gjitha rrugët, si dhe janë ndriçuar edhe dy rrugë të reja,, njëra në lagjen e Hotëve dhe tjetra në lagjen Veselaj. Gjithashtu është rregulluar ndriçimi edhe në parkun e qytetit, si vendi më i frekuentuar nga qytetarët”, ka deklaruar Morina.

Në dy vitet e fundit, Komuna e Malishevës, ka investua në rregullimin e ndriçimit, në qytetin e Malishevës dhe në disa vendbanime tjera. Krahas ndriçimit në rrugët kryesore në qytet, janë ndriçuar edhe katër rrugë, apo katër lagje të reja, si dhe është rregulluar ndriçimi edhe në Kijevë dhe Bellanicë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon Javën për Vetëdijësimin ndaj Kancerit të Qafës së Mitrës

QKMF në Viti ka përmbyllur Javën për vetëdijësimin ndaj kancerit të qafës së mitrës me …