Brickos

Ka përfunduar Festivali i Teatrove “Drenushat 2017”

Për tri ditë rresht në Skenderaj është mbajtur edicioni i 12-të i Festivalit të teatrove shkollore dhe teatrove për fëmijë “Drenusha 2017”. Në këtë edicion kanë marrë pjesë 13 shkolla fillore dhe 3 teatro për fëmijë. Juria e Festivalit në ditën finale të tij ka ndarë edhe çmimet për shfaqjet më të mira dhe aktorët më të mirë. Në bazë të vlerësimit të jurisë së Festivalit si shfaqja më e mirë u vlerësua “Agimesha e ngujuar në shpellë”, e luajtur nga nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Andon Zako Çajupi” nga Mitrovica. Gjithashtu janë ndarë edhe çmime të tjera të festivalit. Çmimin kryesor të Festivalit e ka ndarë para publikut të pranishëm në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderajt, drejtori për kulturë në Skenderaj Hajriz Koca. Po ashtu janë ndarë edhe çmimet për skenografi më të mirë dhe regji më të mirë. Festivali i teatrove shkollore dhe i teatrove të fëmijëve “Drenushat 2017”, edhe këtë vit është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Skenderajt në bashkëpunim me teatrin e fëmijëve “Kaçurrelat “ nga Skenderaj. Këtë vit Festivalin e kanë ndjekur një numër shumë i madh i fëmijëve, por edhe i të rriturve, adhurues të teatrit.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …