Brickos

Ushtarët e UÇK-së

Vullnetarët e UÇK-së nga Shqipëria urojnë Shtetin e Kosovës në 18-vjetorin e çlirimit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të 11 qershorit 2017

Ne, vullnetarët e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga shteti amë, urojmë popullin e Kosovës me rastin e  18 vjetorit të përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës, 10 qershor 1999, dhe 129 vjetorin e Lidhjes Famëmadhe të Prizrenit, 10 Qershor 1878, që përkojnë me datën 10 Qershor 2017. Urojmë gjithashtu që nesër populli i Kosovës t’u japi votën kandidatëve më të denjë për Parlamentin e Kosovës, atyre që kanë treguar kurdoherë ndershmëri e besnikëri ndaj popullit dhe nuk kanë abuzuar kurrë me detyrat që kanë pasur kurdoherë, atyre që nuk janë pasuruar kurrë duke shfrytëzuar detyrat dhe funksionet e ndryshme që mund të kenë pasur qoftë edhe përkohësisht, me qëllim që Republika e Kosovës të fillojë  të marrë konturet e një shteti ligjor të së drejtës.

Në emër të vullnetarëve nga Shqipëria

Shpëtim Golemi

Kryetar i shoqatës “Vullnetarët e Lirisë”

 Tiranë, 10 qershor 2017

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …