Filloi asfaltimi i transitit të vogël në Malishevë

Në qytetin e Malishevës ka filluar asfaltimi i rrugës që lidhë tri lagje dhe e cila do të shërbejë si rrugë transite për ngasësit e veturave. Ndërtimi dhe asfaltimi i kësaj rruge, është njëri prej projekteve më me rëndësi për qytetin e Malishevës, sa i përket infrastrukturës rrugore, pasi krahas lidhjes së lagjeve, do të mundësoj edhe shkarkimin e qytetit nga numri i madh i veturave, sidomos gjatë stinës së verës.

Në fillimin e asfaltimit të kësaj rruge, ishin prezent edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, të cilët u ndanë të kënaqur me ecurinë e deritanishme të punimeve në rregullimin e kësaj rruge, e  cila shumë shpejt do të jetë e gatshme për qarkullim.

“Derisa të ndërtohet rruga transite, kjo rrugë do të luaj këtë funksion për të gjithë ngasësit e veturave, të cilët mund ti ikin tollovisë në qytet, sidomos në sezonin e verës, ku numri i veturave është shumë i madh. Qëllim i yni është sigurimi më i lehtë i lëvizjes për të gjithë qytetarët apo ngasësit e veturave dhe nga tani, kjo rrugë do të krijojë lehtësi për ngasësit, pasi mund ta shfrytëzojnë këtë rrugë, si një alternativë për ti ikur tollovisë brenda qytetit”, tha kryetari Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …