Është inaguruar objekti i ri i QKMF-së në Skenderaj

Komuna e Skenderajt është bërë me objekt të ri të Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare. Në ceremonin e organizuar më këtë rast ka marrë pjesë Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, udhëheqës të tjerë komunalë, mjek dhe infermirë të Skenderajt dhe qytetarë. Presidenti Thaçi me rastin e inagurimit të këtij objekti të rëndësishëm të Skenderajt tha se kjo qendër madhështon Skenderajn dhe është mesazhi i Kosovës së re, i Kosovës evropiane. “Punëtorët e shëndetësisë, nga sot, do të kenë mundësi shumë më të mira për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët në Skenderaj”, tha z. Thaçi. Ndërsa Nënkryetari Nura në emër të Komunës së Skenderajt dhe qytetarëve e ka falenderuar Presidentin Thaçi për angazhimin e tij institucional për ndërtimin e këtij objekti vital për Skenderajn. “Ky objekt paraqet për ne një rëndësi të veçantë, pasi që nga sot qytetarët e Skenderajt në këtë objekt supermodern dhe më i miri i këtij lloji në regjion, do të marrin shërbime shëndetësore kualitative të munguara deri më sot për shkak të mungesës së hapësirës për punë profesionale”, theksoi z. Nura. Prerjen e shiritit inagurues të objektit të ri të QKMF-së e kanë bërë Presidenti Thaçi, Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura, drejtori i shëndetësisë në Skenderaj Enver Gashi dhe drejtori i QKMF-së Fazli Kadriu. Të pranishmit në fund i kanë bërë një vizitë objektit të ri të QKMF-së.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …