Në Komunën e Rahovecit mbahet debat për zbatimin e rekomandimeve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur debat për zbatimin e rekomandimeve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), të mbështetur nga ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë. Të pranishëm në debat ishin: Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me stafin e tij, Kryesuesi i Kuvendit Komunal Afrim Dina, këshilltarët komunal dhe zyrtar komunal. Prezantimin e projektit dhe gjetjeve të analizës i bëri Visar Prebreza nga BIRN-i, duke thënë se gjatë katër viteve është bërë monitorimi dhe janë analizuar raportet e Auditimit për Komunën e Rahovecit. Në fillim të debatit, kryetari Latifi i ka falënderuar zyrtarët e BIRN-it dhe zyrtarët e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për bashkëpunimin e treguar gjatë gjithë kohës dhe u ka ofruar bashkëpunim edhe më tutje. “Po i ritheksoj disa konstatime se numri i rekomandimeve ne vitet 2018- 2019 ka ndryshim pozitiv. Ne si komunë kemi hartuar një plan të veprimit dhe grupin për zbatimin e rekomandimeve ku ecuria për zbatimin e rekomandimeve që janë dhënë për vitin 2020 mund të themi që ka progres. Po ashtu, theksoj se disa rekomandime nuk varen nga niveli komunal po nga ai qendror”, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …