leoni

Në 17- vjetorin e rënies heroike përkujtohen dëshmorët babë e djalë: Salih e Kadri Qerimi

Në 17- vjetorin e rënies heroike përkujtohen dëshmorët babë e djalë: Salih e Kadri Qerimi

Sot, në 17- vjetorin e rënies heroike, përkujtohen dëshmorët babë e djalë: Salih e Kadri Qerimi. Me këtë rast në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e dëshmorëve në fshatin e lindjes në Katunishtë të Besianës do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh tek varrezat e tyre,në orën 14.00. Dëshmorët, Salih e Kadri Qerimi për një kohë të gjatë qëndruan bashkë në frontet e luftës në Katunishtë dhe Kastrat, ku në ofensivën e njohur të dhjetorit 1998, ndalën makinerinë serbe dhe nuk e lejuan të depërtojë në këto anë. Pas një kohe Kadriu qe emëruar komandant i pikës së UÇK-së në fshatin Pakashticë ku edhe më 20 prill të vitit 1999 bie heroikisht. Ndërsa babai i tij, Salihu, bie në fshatin e lindjes trupi i të cilit u gjet menjëherë pas largimit të forcave serbe nga Kosova. Në këtë manifestim përpos familjarëve pritet të marrin pjesë familjar të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së si dhe shumë qytetar tjerë liridashës të Llapit e më gjerë.(M.K.)

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

54 subjekte nisin aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht periudha për aplikimin e subjekteve …