Në 19 vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët Bashkim Vishi e Nazim Terziu

Me homazhe në Kompleksin e Varrezave të dëshmorëve në Kaçanik si dhe në Ferizaj, janë përkujtuar dëshmorët Bashkim Vishi e Nazim Terziu, të cilët ranë në altarin e lirisë bashkë me djemtë trima, të anës së Ferizajt e Vitisë: Arsim Zeqiri, Sali Baliu, Gursel e Bajram Sylejmani, Sejdi Sejdiu, Lulzim Guta dhe Kemajl Hetemi, duke mbrojtur atdheun në malet e Jezercit. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, tha se sot shënojmë edhe një përvjetor të dhembjes, edhe një përvjetor të krenarisë tonë, edhe një përvjetor të një beteje të përgjakshme të zhvilluar më 25 deri më 28 shtator të vitit 1998. “Një ofensivë e ashpër serbe kundër forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Jezercin heroik, e ne vazhdojmë të jemi krenar nga krenaria që na falën dëshmorët e rënë duke u sakrifikuar për ne. Ata dëshmuan me jetën e tyre se si duhet jetuar, luftuar dhe si duhet të vdiset për lirin e atdheut” tha mes tjerash kryetari Ilazi.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …