Në 20 vjetorin e rënies së Komandantit të tri luftërave çlirimtare, Tahir Sinani, ka bërë nderim te varri, bija e tij Rugovë T. Sinani

Në 20 vjetorin e rënies heroike të Komandantit të tri luftërave çirimtare Tahir Malë Sinani, nderime tek varri ka bërë e bija Rugovë Tahir Sinani. Në Landovicë  aty ku pushon trupi i Tij, vajza e komandant Tahir Sinanit këtë përvjetor shoqërohej për herë të parë me djalin e saj Pashtrikun, të cilin e kanë pagëzuar në kujtim të maleve të Pashtrikut aty ku çlirimtari Tahir Sinani luftoi kundër forcave çetnike serbe. Me këtë rast Rugovë Sinani pranë varrit të Babait ka shkruar: Vizita e parë e Pashtrikut pranë Gjyshit të tij Dëshmorë, për nderë të 20 vjetorit të rënies.

LAVDI E PËRJETSHME!

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje nga OVL-UÇK: Protestë gjithëshqiptare në Tiranë kundër Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë thirrje publike për …