Në 21-vjetorin e përjetësimit, është inauguruar Memoriali i Dëshmorëve në vendin e rënies te Lejthiat në Gllogjan

Në nderim të sakrificës për liri, të Dëshmorëve të Kombit, Luan Qerimaj, Regjep Tafa, Beslim Alijaj, Fetah Selca dhe Haki Krasniqi, sot në 21-vjetorin e përjetësimit, është inauguruar Memoriali i këtyre Dëshmorëve në vendin e rënies te Lejthiat në Gllogjan. Në inaugurimin e këtij Memoriali ishte i pranishëm Komandanti i ZOD-së Ramush Haradinaj, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Kolonel.Abdyl Mushkolaj, bashkëluftëtar e familjarë të Dëshmorëve. Dëshmorët të cilët po i përkujtojmë sot ranë në fushë të nderit duke përmbushur obligimin moral e kombëtar, për lirinë e vendit, për të jetuar përjetësisht në memorien tonë kolektive. Memoriali i cili është inauguruar sot, është bashkëfinancim i banorëve të fshatit Gllogjan dhe komunës së Deçanit. Lavdia e përjetshme u takon të gjithë atyre që u vunë në mbrojtje të Atdheut! Ka thënë me këtë rast kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj u mbajt tryezë pune me temën “Reagimi i emergjencave shëndetësore të regjionit të Ferizajt në raste emergjente”

Organizuar nga drejtori i DSHMS-së-Ferizaj, Dr. Kemajl Emini në Qendrën Trajnuese të Mjekësisë Familjare në …