Brickos

Sot në Deçan mbahen homazhe dhe përkujtohen dëshmorët e kombit Bilall Mazrekaj, Jakub Demalijaj dhe Jeton Kuqi

Në 21 vjetorin e rënies në Altatin e Lirisë përkujtohen Dëshmoret e fshatit Sllup

Me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në fshatin Sllup të komunës Deçanit janë përkujtuar 10 Dëshmorët e këtij fshati të cilët ranë ne Altarin e Lirisë 21 vite më parë. Homazhe kanë bërë i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, Kolonel.Abdyl Mushkolaj, zyrtar komunal, deputet, veteran e invalid të luftës se UÇK-së, FSK-ja, Policia e Kosovës, familjarë dhe bashkëluftëtar të Dëshmorëve. Në këtë ditë të shënuar banorët e fshatit Sllup ndanë mirënjohje të veçanta për kryetarin e komunës Bashkim Ramosaj dhe Kolonel.Abdyl Mushkolaj, në shenjë falënderimi për rregullimin e Kompleksit të Varrezave të Dëshmoreve të fshatit Sllup, aty ku përjetësisht janë skalitur emrat e Dëshmorëve, ndërsa ata vet i bëjnë roje nderi përgjithmonë atdheut. Nderë dhe lavdi dëshmorëve të fshatit Sllup. Po sot janë përkujtuar edhe Dëshmoret e fshatit Hereq.

Lavdi përjetësisht!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën …