NË 22 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË SHQIPONJËS (JABLLANICËS)

Në Shqiponjë të Dushkajës, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me Kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, bashkëluftëtarë e familjarë, u përulën me respekt pranë varreve ku pushojnë heronjtë dhe dëshmorët e atdheut. Kryetari Latifi me këtë rast tha: Dikur çerdhe luftëtarësh si shqiponja, edhe sot Shqiponja mbetet një vend i shenjtë pelegrinazhi për liridashësit dhe për ata që vijnë pas nesh, ku mund të marrin shumëçka të mirë nga vlerat e këtij vendi. Brezi i sotëm mbanë mend angazhimin, rezistencën, bujarinë, mikpritjen dhe rolin e madh që luajtën familjet e këtij fshati. Sakrificat dhe burrëria e dëshmuar nga Shqiponja janë të gjalla. Ato do të jetojnë gjatë midis nesh. Shqiponja ishte gjaku i trurit në luftën për liri, e veprat e saj do të jetojnë brez pas brezi në kujtesën e shqiptarëve. Lavdi të gjithë martirëve, dëshmorëve dhe heronjve të atdheut!

May be an image of 2 njerëz, people standing, ambiente të jashtme dhe pemë

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …