Në 22 vjetorin e rënies nderohen heronjtë Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici dhe bashkëluftëtarët e tyre

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtor, veteran të UÇK-së, familjar të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë bënë homazhe me rastin e 22 vjetorin e rënies së heronjve Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici dhe bashkëluftëtarët e tyre, dëshmorët: Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri nga Vushtrria. Kryetari Latifi tha me këtë rast se, përjetuam shumëçka në një ditë të veçantë si kjo e sodit, ku së bashku nderuam kujtimin për të pavdekshmit, për heronjtë Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici dhe bashkëluftëtarët e tyre, dëshmorët: Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri nga Vushtrria, gatishmëria e tyre për sakrificë është fuqia jonë, janë heronj që shekujt do të flasin për ta.

Lavdi përjetë!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen …