Adem Lushaj

MSc. Adem Lushaj,: Krimet serbe në Deçan dhe heshtja institucionale

Pse heshtën krimet e kryera ndaj popullatës civile të Deçanit. Kush duhet ti hetoj këto raste të krimeve monstruoze. Cila gjykatë i ka në agjendën e saj, hetimet dhe ndëshkimet e kryesve të këtyre veprave kriminale. Pse heshtën krimet serbe të bëra në Beleg, Shaptej, Lloçan, Pobergj, Kodrali, Irzniq… e shumë e shumë vende tjera. Pse nuk ngrihen padi ndaj kriminelëve të cilët kanë emër dhe mbiemër. Pse heshtin institucionet tona, qofshin komunale apo qendrore, ndaj këtyre krimeve dhe kriminelëve. Pse, pse, pse…janë shumë që duhet parashtruar për institucionet vendore dhe ndërkombëtare, të cilat tregohen të papërgjegjshme dhe indiferente ndaj krimeve serbe të bëra nëpër gjitha lokalitetet e komunës së Deçanit, duke mos kursyer fëmijët, gratë, pleqtë, të rinjtë, të rriturit, të sëmurët, etj.

Deçani ishte komuna që pësoj më së shumti nga krimet serbe, qoftë në shkatërrim masiv të shtëpive të banimit dhe pasurisë së krijuar me vite. Pos kësaj, kjo komunë nga lufta e fundit i ka mbi 500 të vrarë e të zhdukur, e mos të flasim për të plagosur dhe të maltretuar. Nga kriminelët serbo-sllavë, kishim vrasje në masë, djegie kufomash, hedhje të kufomave nëpër puse, varrosje masive të kufomave, e çka jo tjetër. Në këtë komunë, është kryer edhe krimi më i patolerueshëm ndaj çdo populli, ai i dhunimeve të gjinisë femërore.

Erdhi UNMIK-u, mori të dhëna, zhvilloj hetime dhe asgjë nuk ndodhi. Erdhi EULEX-i, vazhdoj me hetime, mori të dhëna të serishme, përfundoj misionin e tij, kurse krimet e bëra në Beleg dhe fshatra tjera mbetën të pa zbardhura. Edhe tash, kriminelët shëtisin lirshëm, bile na vijnë edhe nëpër Deçan, të përcjell nga policia jonë.

Ku janë prokuroria dhe institucionet tjera të shtetit tonë, që nuk e vrasin mendjen për atë se çfarë kishte ndodhur në Deçan?

Ku janë dhjetëra të zhdukur, familjet e cilëve mbesin nën ankthin e përjetshëm, që së paku të dinë për eshtrat e më të dashurve të tyre.

Gjykata Speciale do vepron për zbardhjen dhe gjykimet e rasteve që nuk mund të zgjidhen nga vendorët, e që sipas parashikimeve këto raste do jenë të karakterit politik.

Shtrohet dilema se kush duhet të merret me krimet serbe të kryera në komunën e Deçanit?

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …