Qirez

Në 24-vjetorin e rënies sot përkujtohen dëshmorët e martirët e Qirezit dhe të Likoshanit

Në 24-vjetorin e rënies sot përkujtohen dëshmorët e martirët e Qirezit dhe të Likoshanit. Më 28 shkurt të vitit 1998  gjatë luftimeve përballë policisë serbe, në Qirez dhe Likoshan të Drenicës,  kanë rënë 4 dëshmorë të UÇK-së, Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli.

Pas përforcimeve që iu kishin ardhur trupave serbe, të cilët kishin pasur e të vrarë në  luftime me forcat e UÇK-së, ata iu kishin vërsulur popullatës civile dhe po atë ditë kishin vrarë e  masakruar 20 pjesëtarë të popullatës civile: Beqir Sejdiun, Ilir Nebihun, Rukie Nebihun, (shtazënë) Xhemshir Nebihun, Nazmi Sejdiun, Bedri Sejdiun, Bekim Sejdiun, Ibish Ramën, Ismail Behramin, Behram Fazliun. Nga familja Ahmeti janë martirizuar: Ahmet Ahmeti, Gani Ahmeti, Hilmi Ahmeti, Hamzë Ahmeti, Driton Ahmeti, Naim Ahmeti, Lumni Ahmeti, Shemsi Ahmeti, Basri Ahmeti dhe Elhami Ahmeti, dy të fundit të mitur.(Kalendari Kombëtar, TV-Dielli-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …