leoni

Josep Borrell: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, koha është që BE të lëviz

Borell: Ne kemi frikë se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe ndikimi rus mund të fillojë të funksionojë në vendet fqinje

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të dielën, më 27 shkurt se shtetet e BE-së janë të shqetësuara se kriza e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet në vendet fqinje, duke përfshirë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor. “Ne jemi të shqetësuar për atë që mund të ndodhë në rajon,” tha Borrell në një konferencë për media në Bruksel pas një takimi virtual të ministrave të jashtëm të BE-së mbi krizën që po mbizotëron në Ukrainë. “Ne kemi frikë se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe ndikimi rus mund të fillojë të funksionojë në vendet fqinje”, tha Borrell. Si përgjigje ndaj krizës në Ukrainë, BE-ja për herë të parë në histori ka njoftuar se do të përdor fondet e saj për të ndihmuar ushtarakisht ukrainasit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …