Në 24 vjetorin e themelimit, Radio Kosova e Lirë pranoi një “Mirënjohje” nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Liria”, në Strovc të Vushtrrisë

Në 24 vjetorin e themelimit, Radio Kosova e Lirë pranoi një “Mirënjohje” nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Liria”, në Strovc të Vushtrrisë

Ashtu si me 4 janar 2023, edhe dje e sot kanë vazhduar vizitat në Radion Kosova e Lirë për të uruar, 24 vjetorin e fillimit të transmetimit  të Programit.  Sot në ambientet e Radios Kosova e Lirë ishte për vizitë drejtori i Shkollës Fillore e Mesme e Ulët, ”Liria” nga Strovci i Vushtrrisë, z. Ardian Jashari. Me rastin e 24 vjetorit të themelimit të Radios Kosova e Lirë në emër të shkollës,  “ Liria”,  drejtori  ndau Mirënjohje për Radion, me motivacion “Për kontributin e dhënë për Lirinë e vendit”.

Drejtoria e Radios dhe stafi i saj, me këtë rast falënderon të gjithë ata që kanë treguar dhe po tregojnë mirënjohje, respekt e nderim për punën e palodhshme të kësaj Radioje të luftës dhe të paqes në Kosovë. Gjithmonë me Ju dhe për Ju, dëgjues, simpatizantë, miq e dashamirë të ZËRIT TË LIRISË DHE TË FITORES.

  

Kontrolloni gjithashtu

Naim Ymeri: Pavarësisht sfidave gjatë e pas luftës, RKL dha maksimumin për informim të popullatës anekënd Kosovës

Më 8 korrik shënohet përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri

Me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare …