Në 25-vjetorin e rënies heroike, në Zatriq, u përkujtuan dëshmorët e kombit Visar Hotin e Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë e bashkëqytetarë, në Ratkoc, u përkujtuan trimat dëshmorë të kombit Visar Hotin e Safet Latifin të cilët në kohën kur Kosova kishte nevojë më së shumti, kapën armët dhe luftuan kundër pushtuesit. Kryetari Latifi tha me këtë rast se, veprimtaria e Visarit dhe e Safetit është e gjallë, e prekshme dhe jehona e të bëmave të tyre jeton ende në mendjet e zemrat tona. “Veprat që na i lanë amanet Safeti e Visari dhe të gjithë dëshmorët e lirisë na mësojnë se si duhet të përballemi me të keqen, pa u ligështuar asnjëherë, se si është e mundshme të shkrijmë fuqinë dhe dijen tonë për ta çuar përpara Kosovën, se si duhet të jemi shembull në veprime, se si nuk duhet të lëshojmë pe dhe as të flemë të qetë, kur është në pyetje interesi i përgjithshëm.”- u shpreh kryetari Latifi.

May be an image of 1 person and crowd

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet tryeza e diskutimit “Ora e gjelbër”, e organizuar nga SHL Kosova

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Ali Morina, i shoqëruar nga …