Në 27-vjetorin e rënies kryetari Latifi kujtoj dëshmorët e kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zenjullahu

Në 27-vjetorin e rënies kryetari Latifi kujtoj dëshmorët e kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zenjullahu. Kryetari Latifi tha se, Kosovës asnjëherë nuk i munguan dalzotësit për ta nderuar e për t’i dhënë shpresë e krenari, siç e dëshmuan Zahiri, Edmondi dhe Hakifi, të cilët me sakrificën e tyre qartësuan herët se lufta kundër Serbisë, përveçse e pashmangshme, do të bëhet edhe e ashpër dhe e përgjakshme. 31 janari i vitit 1997 ishte goditje e rëndë për luftën tonë çlirimtare, ku Kosova vërtetë mbeti pa tre pishtarë të lirisë, por fitoi tre heronj të cilët frymëzuan, zgjuan e ngritën në këmbë mijëra të tjerë që lirinë ta kërkonin me grykën e pushkës. Përjetësisht do të përkujtohen heronjtë e dëshmorët, që me gjakun e tyre e ujitën tokën shqiptare e i mbetën besnik idealit të lartë të lirisë. Lavdi Zahirit, Hakifit dhe Edmondit!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …