leoni

Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e kombit, Xhelal Hajda – Toni, Selajdin Mullabazi – Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri

Komuna e Rahovecit, nën përkujdesjen e kryetarit, z. Smajl Latifi ka organizuar aktivitete përkujtimore në 27-vjetorin e rënies së heronjëve Xhelal Hajda – Toni, Selajdin Mullabazi – Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri.

“Sot, bashkë me familjarët, bashkëluftëtarët, përfaqësuesit e OVL UÇK-së dhe bashkëpunëtorët, në 27-vjetorin e rënies heroike, u përulëm para kujtimit të pashuar të bijve të kombit, heronjve tanë: Xhelal Hajda – Toni, Selajdin Mullabazi – Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri”, thuhet në postimin e kryetarit Latifi në rrjete sociale.

Me shpirt të pathyeshëm e armë në dorë, trimat tanë iu vunë përballë armikut të egër, të bindur se liria është thesari që duhet mbrojtur me çdo çmim. Dhe ia arritën, e sollën lirinë e u përjetësuan në altarin më të çmuar të kombit, atë të heronjve e dëshmorëve.

Pas homazheve te shtatorja e Tonit dhe Micit, vazhduam me nderime te varrezat e dëshmorëve dhe pastaj mbajtëm një tubim përkujtimor te Kulla e Heronjve. Çdo herë që kujtojmë heronjtë tanë, ndjejmë peshën e rëndë të amanetit të tyre, por edhe përgjegjësinë ndaj sakrificës më të lartë në shërbim të kombit.

Lavdi të përjetshme heronjve e dëshmorëve që u shuan për lirinë tonë”, ka shkruar kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet doktoresha Hamdije Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ishte prezent sot me rastin e pensionimit të …