Në 31-vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, në Kuvend të Kosovës është vendosur një pllakë në përkujtim të kësaj ngjarje historike. Zbulimin e kësaj pllake e ka bërë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. “Këtu, më 2 korrik 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, në përfaqësim të vullnetit të popullit, miratuan Deklaratën Kushtetuese dhe e shpallën Kosovën Republikë”, ka shkruar Konjufca.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
