Në 31 vjetorin e rënies heroike është përkujtuar sot dëshmori i kombit, Selman Vojvoda. Në nderime ka qenë edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me familjen e dëshmorit, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së me qytetarë dhe bashkëvendas. “Dëshmori Selman Vojvoda ishte prijës i protestës popullore. “Demokraci kundër dhunës”, protestë në të cilën edhe ra heroikisht për lirinë e vendit. Lavdi dëshmorit Selman Vojvoda, lavdi gjithë të rënëve që jetësuan ëndrrën tonë shekullore për liri e pavarësi!”, ka shkruar Bekim Jashari.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
