Në 48 orët e fundit në Malishevë nga covid -19 janë shëruar 18 persona ndërsa janë regjistruar 29 raste të reja

Në 48 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar 18 persona, ndërsa janë regjistruar 29 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, me covid-19 janë regjistruar 3828 raste, prej tyre 3601 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 140 raste.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …