Në Afganistan po mbahen zgjedhjet presidenciale

Në Afganistan po mbahen zgjedhjet presidenciale nën masa të rrepta të sigurisë, për shkak të frikës nga sulmet e militantëve talibanë dhe frikës për manipulim të votave. Pesëmbëdhjetë kandidatë po garojnë në këto zgjedhje por favorit konsiderohet presidenti aktual, Ashraf Ghani, i cili po kërkon edhe një mandat tjetër pesëvjeçar dhe krye shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah. Derisa po zhvillohen votimet, zyrtarët në Kahndahar kanë raportuar se ka ndodhur një shpërthim në një xhami, e cila po përdorej si qendër votimi. Nga ky shpërthim janë plagosur të paktën 15 persona, tre nga të cilët janë në gjendje të rëndë. Rreth 72 mijë pjesëtarë të sigurisë pritet të shpërndahen në qendrat e votimit në mbarë vendin. Mbi 2 mijë prej 7 mijë qendrave të votimit janë të mbyllura, për shkak të kërcënimeve nga sulmet e militantëve. Në të kaluarën, qendrat e votimit kanë qenë cak i sulmeve të talibanëve dhe në javët e fundit, ky grup militant ka kërcënuar se do të kryejë sulme gjatë zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 11-të në konstituim – zvarritet procesi për shkak të zgjedhjes së kryetarit

Edhe pas përpjekjes së njëmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, …