Në Ambasadën e Francës sot hapet libri i ngushëllimeve për ish-kryetarin francez Jacques Chirac

Në Ambasadën e Francës sot hapet libri i ngushëllimeve për ish-kryetarin francez Jacques Chirac

Në nderim të ish-kryetarit të Republikës së Francës, Jacques Chirac, në Ambasadën e Francës në Prishtinë do të hapet libri i ngushëllimeve. Të gjithë qytetarët dhe personalitete të ndryshme mund të shkruajnë në librin e ngushëllimeve prej sot deri më 2 tetor nga ora 9:30 deri në orën 12 :00. Ndryshe, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Jacques Chirac. Në këtë ceremonitë mortore do të marrin pjesë rreth 30 burrështetas nga e tërë bota. Thaçi e pati vlerësuar ish-Chiracun një prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira, sidomos në Konferencën e Rambouillet dhe përkrahjen për bombardimin e caqeve të policisë dhe ushtrisë serbe në vitin 1999. Jacques Chirac ndërroi jetë të enjten. Ai u lind më 29 nëntor 1932. Ai ishte President i Republikës së Francës për 12 vjet. Kujtojmë se Chirack ishte kryetar i Francës në vitin 1999, i cili përkrahu intervenimin e NATO-s për të ndalur gjenocidin serbe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Valon Murati: Zhvillimet në veri të vendit janë pjesë e një loje politike në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit

Valon Murati: Asnjë gjykatë nuk mund ta dënojë luftën për liri, historia do të flasë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Valon Murati, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së …