Albin Kurti: Në qeverisjen time do të ndryshojë qasja ndaj bizneseve për të mirë dhe do t’i jepet fund oligarkëve dhe tajkunëve

Kurti: Në qeverisjen time do të ndryshojë qasja ndaj bizneseve për të mirë dhe do t’i jepet fund oligarkëve dhe tajkunëve

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, gjatë një tubimi në Pejë, është zotuar se nën qeverisjen e ardhshme të drejtuar nga partia që ai drejton, do të ndryshojë qasja ndaj bizneseve për të mirë dhe do t’i jepet fund oligarkëve dhe tajkunëve. Kurti është zotuar se gjatë qeverisje së ardhshme, Lëvizja Vetëvendosje do ta pesëfishojë numrin e inspektorëve të punës, do ta themelojë Gjykatën e Punës, si dhe do ta miratojë ligjin e ri të punës dhe organizimi sindikal do të fuqizohet. Në këtë tubim një fjalë rasti kanë mbajtur edhe kandidatë për deputetë të Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Bashkim Nurboja, Taulant Kryeziu, Ali Lajçi dhe kryetarja e Alternativës, kandidatja në listën e Lëvizjes, Mimoza Kusari Lila.

Kontrolloni gjithashtu

Doarsa Kica-Xhelili thumbon Kurtin: “I dha 200 milionë euro, i humbi 200 mijë vota”

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të …