22 vjet nga rënia heroike e humanistit dhe mjekut të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dr. Shpëtim Robaj

21 vjet nga rënia heroike e humanistit dhe mjekut të luftës së UÇK-së, Dr. Shpëtim Robaj

Sot mbushen 21 vjet që kur mjeku dhe humanisti Shpëtim Robaj ra në luftë derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë dhe popullatës civile. Ai duke qenë mjek atdhetar dhe humanist i shquar qysh në fillim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shfaq interesim për të ndihmuar luftën dhe të plagosurit. Me këtë qëllim patriotik, pa vonuar kontakton me drejtuesit e Spitalit Ushtarak në Likoc të Drenicës qysh në prill 1998. Ndihma e tij si anesteziolog në shërimin e luftëtarëve dhe eprorëve të UÇK-së, ishte e pazëvendësueshme, pasi pikat shëndetësore nuk kishin pajisje të tilla të domosdoshme e sidomos blerja dhe vendosja e teknikës së Rentgenit me pajisjet përkatëse në Likoc.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …